Gazetari grek i ‘Protothemas’ Panajotis savidis është mes 5 personave që u është refuzuar hyrja në Shqipëri nga policia kufitare në Kakavijë.
Savidis së bashku me personat e tjerë të ndaluar do të merrinin pjesë në ceremonine përkujtimore që do të zhvillohet ditën e nesërme në Bularat për Kostandinos Katsifas i cili u vra nga policia shqiptare në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri.
Gazetari grek konsiderohet si një person i rrezikshëm për sigurinë publike, dhe ishte shpallur ‘non grata’ nga autoritetet shqiptare.
Sipas burimeve për ‘Fax News’ policia kufitare është e vendosur të mos lejojë asnjë person të dyshuar të hyjë në territor me qëllim pjesmarrjen në ceremonine e neserme.
Policia shqiptare e ka marrë në pyetje gazetarin dhe më pas i ka shpjeguar se ai është person i padëshiruar për të hyrë në vendin tonë. Gazetarit i është dhënë edhe një dokument për këtë vendim të autoriteteve shqiptare.
(B.H/Faxweb)