Një 58-vjeçari në Korçë persona të paidentifikuar I kanë thyer banesën ku I kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuteri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boboshticë, ndërsa dyshohet se autorët marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se pronari I banesës së grabitur është Thanas Medi, 58-vjeç.
Pronari i banesës ka deklaruar në polici se lekët i kishte të vellait i cili është emigrant në Greqi. Ky i fundit ia kishte lënë në ruajtje.
Dhjetra vjedhje të tjera janë regjistruar në fshatin Boboshticë. Në fshat Jetojnë vetëm te moshuarit ku shpesh here kanë rënë pre e grabitjeve dhe vjedhjeve. Të rinjtë janë në emigracion. Deri tani nuk ka asnje autor të ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Më datë 14.05.2018, në mesditë në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
(B.H/Faxweb)