Zhyljen Varfaj është larguar përkohësisht nga posti që mbante prej më shumë se tre muajsh, si kryetar i bashkisë në qytetin e Durrësit.
Burime për Fax News bëjnë me dije se postin e kryetarit do ta marrë Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit, që do lihet bosh nga Zhyljen Varfaj.
Madje, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të Varfaj, Emirjana Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.
Kjo pasi Sako është njeri i besuar i ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos dhe meqë Varfaj do largohet për disa kohë në Gjermani për arsye shëndetesore pasi do të kryeje një operacion, Sako do kalojë në postin e tij dhe do ti delegohet firma.
Kujtojmë se Varfaj erdhi në krye të bashkisë Durrës pas tërmetit të 26-nëntorit, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako.
Në atë kohë nënkryetar i Bashkisë, Zhyljen Varfaj u emërua kryetar pasi Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të një lapsusi mediatik, që në fakt i kushtoi shtrenjtë.
‘Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima’, u shpreh Sako në një televizion.
(M.Q/Faxweb.al)