Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Riviera Berica, të Italisë.
Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Luan Hakrama, 40-vjeç, baba i 3 fëmijëve.
Ai po udhëtonte me makinë e tij tip “Volksëagen Golf” kur një tjetër makinë tip “Benz GLC”, që drejtohej nga një biznesmen i zonës, e përplasi për vdekje. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë ndërsa biznesmeni është në gjendje koma.
Sipas policisë, shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar i njërës prej makinave.
Discussion about this post