Kristjan Sulaj, 27 vjeç, është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të Bujtinave Nard Polia në Shkodër, i cili u ekstradua sot nga Danimarka.
Ai është vëllai i i Alfred Martinit, një prej tre të arrestuarve si bashkëpunëtorë në vrasje, të cilët gjykata e Shkodrës i la në qeli. Tre të rinjtë ndërkohë patën kontradikta për përfshirjen në krimin e 20 marsit gjatë seancës së sigurisë.
Kristjan Sulaj (Martini) është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të bujtinave Nard Polia në Shkodër ngjarja e 20 Marsit në Shkodër.
Kristjan Sulaj, është vëllai i Alfred Martinit, një prej tre të arrestuarve nga Policia si bashkëpunëtorë në vrasje, por që ka ndryshuar mbiemrin.
Identiteti i ekzekutorit të dyshuar, por dhe detaje të reja nga krimi u zbuluan gjatë masës së sigurisë për tre të arrestuarit, të cilët gjykata e Shkodrës i la në burg.
Alfred Martini dhe vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma kanë mohuar akuzat për përfshirje ne vrasje, por kanë shfaqur kontradikta në deklarimet e tyre në Polici dhe përpara gjyqtarit Andri Ymeri.
Ndyshe nga deklarimet në Polici, ku Alfred Martini tha se ia kishte dhënë ai makinën vëllait por nuk e dinte se do të përdorej për krim.
Në seancë kanë qenë dy vëllezërit Toma që kanë pretenduar se ia kanë dërguar ata makinën Audi 27 vjeçarit, të cilën thonë se ua solli vëllai i tij.
Por Alfred Martini ka kundërshtuar duke thënë se në momentin që u kanë kthyer makinën dy vëllezërve Toma kanë qenë të dy, së bashku me Kristjanin që tashmë është në kërkim.
Njoftimi i plotë
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia
Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Dinamika e ngjarjes sipas policisë:
Sipas policisë së Shkodrës, personat e arrestuar kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.
Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur pas kqyrjes së kamerave të sigurisë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegur motorin tip T Max me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen. Kjo makinë e cila dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe më pas del edhe tek vendi ku u djeg motori tek kamerat e sigurisë ka çuar policinë në ndalimin e tre shtetasve.
Mjeti tip Audi është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili është një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27 vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini.
Ky i fundit bashkë me dy të ndaluarit e tjerë Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë fare në makinën në fjalë me të cilën policia dyshon se është ndjekur viktima dhe më pas është transportuar autori i dyshuar pas djegies së motorit.
Nga ana tjetër policia dyshon se shtetasi K.S është ekzekutori me pagesë ndërsa ende nuk është arritur që të shkohet tek motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia ndërsa pista e vetme deri më tani mbetet e kaluara e tij para 8-9 vitesh në Itali ku është dënuar me 4 vite për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.
(M.Q/Faxweb.al)