Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në Lushnjë. Grabitësi tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë, por pa sukses.
Bëhët fjalë për shtetasin Olcion Muço, 25-vjeç, nga Berati, i cili u arrestua në flagrancë.
Nga burimet zyrtare mësohet se grabitësi kishte një maskë, dhe një kapuç në kokë.
Policia sekuestroi armën e krimit, 8 gëzhoja si edhe prova të tjera bazike.
Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe ka qëlluar me armë . Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maskën dhe 1 kapuç.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (E.V/Faxweb.al)