Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i është përgjigjur Greqisë për sa i takon marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Kryeministri i Mqedonisë tha se duan zgjdhje të problemit të emrit, por jo me çdo çmim.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por jo me çdo çmim”, tha Zaev, transmeton Alsat. M.
Zaev ishte i prerë se zgjidhja e mundshme për kontestin me Greqinë do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, por se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës.
Megjithatë VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon sqarim të detajuar nga Zaevi, nëse negociohet për identitetin dhe nëse ka dobi nga riemërimi I aeroportit dhe autostradës.
Partitë shqiptare përshëndesin qëndrimin e Qeverisë për emër me përcaktues gjeografik dhe riemërimet. Sipas BDI-së këto vendime janë në kuadër të implementimit të masave të dakorduara mes dy Qeverive për krijimin e mirëbesimit reciprok dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për mbylljen e kontestit.
(M.Q/Faxweb)