Policia shpall në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Burime për Fax News thanë se i dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës.
Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Nga hetimet e deritanishme si edhe nga kqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.