Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme, i cili është shtrirë në Tiranë, Durrës dhe Fier, ku janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike në formë çokollate.
Mësohet nga burimet se 7 persona kanë rënë në pranga pasi gjatë kontrollit u është gjetur lënda narkotike.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë Pajtim Aga, vëllai i shefit të komisariatit Dibër Robert Agës.
Pajtim Aga ka qënë i arrestuar edhe në 2016 pasi është kapur me kokainë. Operacioni anti-drogë pas disa hetimeve dhe përgjimeve për trafik të lëndëve narkotike.
Vetë drejtuesi i policisë është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikun e drogës. Sipas PD ai zotëron disa parcela me kanabis në Dibër. Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër.
Po ashtu në pranga të policisë në Tiranë kanë rënë edhe SH.M, E.R dhe D.M.
Pak më herët, Faxweb.al raportoi se Forca e Posacme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një operacion në lagjen Varosh, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetase Marsida Piperi dhe bashkjetuesit të saj Fatoj Deda janë gjetur dhe sekuestruar 7 pako lënë narkotike cannabis sativa, të llojit cokollatë.
Bëhet e ditur se këto shtetas prej disa kohësh kanë qenë në hetim.
(M.Q/Faxweb.al)