Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak. Gramoz Zani në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetiti, tip Benz E-Class, me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës ka ndëruar jetë pak minuta më vonë.
Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin A.H. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore,të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore, as vija të bardha dhe as ndriçim. Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit.