Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një efektiv policie. Ngjarja ndodhi mbrëmjen sotme pranë parkut të ish Autobusëve, ku u plagos ekektivi Ermal Bregu.
Sipas drejtorit të policisë Ard Veliu ai ka debatuar me dy persona me të cilët është konliktuar dhe njëri prej tyre ka qëlluar drejt tij me armë zjarri.
Sipas drejktorit Veliu nuk bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur për shka të detyrës.
Informacion paraprak
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.
Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
(B.H/Faxweb)