02:14 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

EMRI/ Po festonte ditëlindjen e gjyshes, grabitet shtëpia e operatorit në Elbasan (FOTO)

19:00 | 23/08/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRI/ Po festonte ditëlindjen e gjyshes, grabitet shtëpia e operatorit në Elbasan (FOTO)

Grabitjet  e shtepive, sidomos gjatë verës janë bërë një fenomen I shpeshtë dhe shqetësues edhe në qytetin e Elbasanit.

Gjatë paraditës së sotme grabitësit kanë grabitur shtëpinë e operatorit të një televizioni lokal në Elbasan, i cili jetonte me dy gjyshërit e tij. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur  paradite mes orës 09.30 deri 12.00 në lagjen “Dyli Haxhire”.

Hajduti ose hajdutët, kanë shfrytëzuar rastin kur familja kishte dalë jashtë për të festuar ditëlindjen e të moshuarës , e nuk kishte asnjë në shtëpi. Sipas familjarëve, në fillim hajdutët kanë kapërcyer një mur rreth 2 m të lartë pastaj kanë shqyer dritaren e kuzhinës dhe kanë depërtuar brenda ambienteve të shtëpisë.

Aty kanë marrë vetëm të hollat që operatori kishte lënë në një valixhe; 90 mijë lekë dhe 50 dollarë kanadezë.Pastaj ata kanë kontrolluar garderobën dhe gjithçka tjetër duke e hedhur në tokë. Duket se qëllimi i hajdutit ka qenë vetëm grabitja e lekëve pasi nuk ka marrë asgjë tjetër, as kamera dhe as laptopin e punës së operatorit Migen Sejdini.

Për ngjarjen është njoftuar policia e cila bashkë me një grup hetimor kanë kryer procedurat përkatëse. Sipas familjarëve hajduti ka lënë shenjat e gishtave në pasqyrë cila mund të shërbejë si provë në të ardhmen për të vërtetuar autorësinë e kësaj vjedhje. Shtëpia është në pronësi të të moshuarit Enver Sejdini. Familjarët kanë dyshime se grabitësi është njeri i afërt, pasi e ka ditur që në shtëpi nuk ka patur njeri.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Migen Sejdinioperatori
Pas

Facebook me probleme, fshihen postimet e miliona përdoruesve

Para

Greqia nga njëri zjarr në tjetrin, evakuohen fshatrat në Korfuz

Para
Greqia nga njëri zjarr në tjetrin, evakuohen fshatrat në Korfuz

Greqia nga njëri zjarr në tjetrin, evakuohen fshatrat në Korfuz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.