Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në një fermën në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggit në Itali.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa mediat italiane raportojnë se i plagosuri është 66 vjeçari Mustaf Hasi.
Gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rëndë, pasi ai është qëlluar në kokë.
Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë.
Policia italiane është duke hetuar mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorët e zonës ku ndodhi plagosja.
Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB)