14:05 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRI/ Tentativë për vrasje dhe skemë mashtrimi me TVSH-në, një shqiptar dhe një italian ekstradohen drejt Shqipërisë

13:39 | 20/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRI/ Tentativë për vrasje dhe skemë mashtrimi me TVSH-në, një shqiptar dhe një italian ekstradohen drejt Shqipërisë

Interpol Tirana ka finalizuar dy operacione të rëndësishme për ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, të akuzuar për krime të ndryshme në Shqipëri.

Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, duke siguruar ekstradimin e dy individëve të dyshuar për vepra penale të rënda.

Shtetasi shqiptar Bashkim Koçi, 40 vjeç, është ekstraduar nga Athina, pas një kërkese ndërkombëtare. Ai akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas informacionit të siguruar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Koçi dyshohet se më 1 qershor 2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Partizani” të Burrelit, ka tentuar të vrasë shtetasin A. D., duke e plagosur atë rëndë me armë zjarri pistoletë.

Në një tjetër operacion, Interpol Tirana ka ekstraduar shtetasin italian Salvatore Cascino, 53 vjeç, nga Italia. Cascino është akuzuar për “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Dhënia e informacioneve të rreme”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ai ishte arrestuar në Itali gjatë operacionit “Filiali” një vit më parë dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Cascino dyshohet se ka krijuar një skemë mashtrimi për të përfituar rimbursim të TVSH-së nëpërmjet kompanive fiktive, duke falsifikuar dokumente dhe informacione për periudhën dhjetor 2019 – mars 2020. Nëpërmjet kësaj skeme, ai dhe bashkëpunëtorët e tij përfituan rimbursimin e TVSH-së në shumën prej 20,765,411 lekë.

 

 

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas: njëri i akuzuar për tentativë për vrasje, tjetri për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-u ekstradua nga Athina, shtetasi shqiptar Bashkim Koçi, 40 vjeç, lindur në Burrel. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë;

-u ekstradua nga Italia, shtetasi italian Salvatore Cascino ., 53 vjeç. Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Shtetasi S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.

Pas

Plan për forcat paqeruajtëse të Ukrainës/ Shefat ushtarakë europianë mblidhen sot në Britani

Para

Vuçiç i zemëruar për trinomin e ri ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kryeministri kroat mbron paktin: Nuk pyesim Serbinë!

Para
Vuçiç i zemëruar për trinomin e ri ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kryeministri kroat mbron paktin: Nuk pyesim Serbinë!

Vuçiç i zemëruar për trinomin e ri ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kryeministri kroat mbron paktin: Nuk pyesim Serbinë!

 



Të Fundit

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.