Një person është gjetur i pajetë brenda një apartamenti, pranë stadiumit në Durrës përballë shkollës “Naim Frashëri”.
Faxweb.al, mëson se viktima është shtetasi Dashamir Arapaj 66 vjeç. Dyshohet se 66 vjeçari kishte konsumuar shumë alkol.
Pavarësisht se fillimisht u dyshua për vrasje, policia thotë pas kqyrjes së kufomës, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Gjithashtu, policia ka theksuar se njollat e gjakut janë si pasojë e të vjellave të viktimës.
Ndërkohë grupi hetimor për zbardhjen e më tejshme të ngjarjes.