Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Fierit Andon Marko. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Albert Nushit nga posti i drejtuesit në fillim të muajit Mars.
Më herët Marko mbante postin e zëvendësit në drejtorinë e Policisë në Fier. Kujtojmë se lëvizjet në kupolën drejtuese të policisë kanë prekur disa prej qyteteve kryesore të vendit, si Shkodra apo Gjirokastra, veçanërisht pas krimeve dhe atentateve që kanë tronditur opinionin publik.
Emri i Nushit ka qenë i përmendur jo pak në media për shkak se ka qenë pjesë e përgjimeve në dosjen Babale.
Ai është nxjerrë në përgjime nga ana e ish-deputetit Ervin Salianji duke biseduar me Fredi Alizotin, dhe i premtonte atij dorëzimin e një sasie parash, që të dëshmonte kundër Albert Veliut.
(E.K/FAXWEB.AL)