Policia në Elbasan ka arrestuar 44-vjeçarin Saimir Nuredini pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, Elbasan në banesën e çiftit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Saimir Nuredini, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Shtetasi i lartëpërmendur , në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe, banuese në lagjen, “5 Maji” .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)