Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol në një apartament në Vlorë në lagjen “1 Maji.
Fax News raporton se shtëpia ku ka ndodhur shpërthimi ka pak javë që është dhënë me qira. Ndërkohë që bëhet e ditur se aty banon bashkëshortja è një shtetasi që është vrarë 3 vite më pare, Hyqmet Nexhipit.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se vendosja è tritolit ka lidhje me aktivitetin e djalit. Djali i familjes ndodhet në burg për armembajtje pa leje dhe përfshirje në narkotrafik.
Gjatë shpërthimit në shtëpi ka qenë bashkëshortja e Nexhipit rreth 50 vjeç dhe nusja è djalit (që gjendet në burg).
Njoftimi i ngjarjes për bashkëshortin
Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i vrarë mëngjesin 23 janarit 2016 në Vlorë, mësohet se ka qenë në lëvizje në momentin kur është ekzekutuar. Makina e tij tip Honda është gjendur e ndaluar pranë Karburant “Vola: në lagjien “24 maji” në rrugën Transballkanike, e shoshitur nga plumbat e një arme tip kallashnikove. Ajo që mësohet mbi profilin e Nexhipit, është se ai ishte pronar i anijes së pëshkimit “Drita”.
Informacion paraprak
Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases Teuta Petriti, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(M.Q/Faxweb.al)