Një vatër zjarri është konstatuar në zonën e Dhoksatit të Gjirokastrës
Menjeherë u nis ekipi zjarrfikës si dhe Drejtori i Mzsh-së.
Në vendngjarje u konstatua se zjarri ishte venë në një parcelë e cila ishte e mbjelle me tërshërë dhe ishte korrur.
Menjeherë u bë izolimi i zjarrit deri në fikjen e plote të tij.
Pas shuarjes se zjarrit nga ana e shërbimit zjarrfikës u mor masë administrative ndaj pronarit të tokës Gjergji Shkurta dhe u bë shoqerimi tij në ambientet e policisë.