00:19 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

12:53 | 02/08/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”.

Si pasojë është arrestuar një 21-vjeçar i identifikuar si Orgito Hajrullaj pasi vidhte në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vila, biznese , tabakino dhe parkingje. Autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje, ishte  shpallur në kërkim për disa ngjarje të tjera.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet  si thikë dhe  kaçavidë,  dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga 21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Pas

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Para

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

Para
Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.