Është zbuluar emri i porositësit të vrasësit të komisarit Artan Cuku.
Ai është identifikuar si Bledar Jambelli, të cilin Cuku e kishte arrestuar në vitin 2012, kohë kur ishte nën drejtimin e komisariatit të Vlorës.
Jambelli akuzohet dhe për disa vrasje të kryera më herët, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim.
Nga provat e grumbulluara përgjatë muajve, grupi i hetimit ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori i Policisë së Vlorë, u vra për shkak të detyrës në radhët e uniformave blu.
Ka qenë Mikel Shallari ai që ka dhënë emrin e Jambellit, ndërsa ky i fundit dyshohet se është shpallur në kërkim.
38-vjecari Jambelli i lindur në Mbrostar Ura, nuk rezultonte një emër i panjohur për policinë. Ai ishte skeduar më herët, si i përfshirë në veprimtari kriminale.
Ndaj tij u caktua dhe masa e arrestit me burg për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervin Shehut dhe plagosjen e Ervis Zanajt, në nëntor të 2006. Ngjarja në fjalë, dyshohet se kishte lidhje me një vrasje të ndodhur në Spanjë, që u pasua më pas me një zinxhir krimesh të rënda që tronditën Vlorën e Tiranën.
Pavarësisht, dyshimeve që rëndonin mbi të, Bledar Jambelli ia doli mbanë të rifitonte lirinë, por mesa duket konfliktin e hapur me kryekomisarin, nuk e hodhi pas krahëve.
(E.K/FAXWEB.AL)