Një sasi e konsiderueshme marijuane është sekuestruar nga Policia Kufitare e shtetit grek, teksa origjina prej nga vinte raportohet se është Shqipëria.
107 kg marijuanë ishte futur në bagazhin e një makine duke kaluar përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, dhe operacioni është realizuar në Kallpaq, Janinë.
Droga ishte futur në 91 pako me 106 kg 850 gram në total ndërsa u sekuestruan 180 euro dhe 2 celularë po ashtu. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Vangjel Bashari nga Gjirokastra. Bashari ka qënë i dënuar me 4 vite burg, për transportim të lëndëve narkotike.
(K.H/FAXWEB.AL)