Një 52-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve ka humbur tragjikisht jetën pas një aksidenti në Itali. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në Pieve di Soglio, një zonë në provincën e Trevizos. Viktima është Diturie Goxha.
Sipas mediave italiane, ajo po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një furgon rreth orës 7:50. Goxha po udhëtonte në rrugën Montegrappa kur furgoni, që drejtohej nga një 43-vjeçar, e aksidentoi.
Autoritetet dyshojnë se të dy, si makina dhe biçikleta lëviznin në të njëjtin drejtim. Përplasja ka qenë shumë e fortë për gruan shqiptare, pasi e ka hedhur disa metra larg në asfalt.
Kur mjekët shkuan në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë më shumë pasi 52-vjeçarja kishte humbur jetën direkt.
Policia nisi hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Për këtë arsye u shoqërua edhe drejtuesi i mjetit. Ai iu nënshtrua testit të alkooli dhe rezultoi negativ.