Mbrëmjen e sotme në emisionin “Identiteti” në Fax News, në moderimin e moderatores Aida Shtino po flitet për “Masakrën Hormovës”.
Ajo që ndodhi në Hormove mori jehone dhe fjala mori dhenë, 217 burra u ekzekutuan të mbyllur brenda nje kishe në vitin 1914.
Pjesë nga emsioni: Për të realizuar qëllimet e tyre, sidomos me hormovitët që njiheshin mirë për trimëritë e tyre, duhej shumë kujdes, dinakëri dhe forca të shumta. Andartët grekë, të përbërë nga 1500-2000 vetë, më 1 prill të vitit 1914, në orën 9 te mbremjes befas dhe në fshehtësi të plotë, rrethuan Hormovën.
Bllokuan rrugët, shtigjet e hyrjes dhe të daljes si dhe vendosën patrulla në çdo lagje e mëhallë. Ishin hartuar listat shtëpi për shtëpi, emër për emër, do të kapeshin, vriteshin e do të thereshin në befasi dhe tradhti të gjithë burrat e fshatit. Urdhri ishte i prerë. Të kapeshin dhe të silleshin te sheshi i rrapit, të lidhur dhe të pa armatosur, të gjithë burrat e parisë së fshatit, si dhe të mblidheshin të gjithë dyfekët dhe të gjitha armët….Sipas urdhrit të komandantit, të parët e fshatit u kapën, u sollën duar lidhur te rrapi dhe u burgosën në xhami.
Torturat ishin nga më çnjerëzoret duke i shpuar me thikë, me sfungji, thyerje gjymtyrësh. I shtrinë për tokë në kurriz dhe barkas dhe i rrahën pa mëshirë me kamxhik. Rrëketë e gjakut mbuluan dhenë. Nga kjo barbari e egër, Adem Bërda, Ahmet Beqiri, tre burra të tjerë dhe një fëmijë 15 vjeç, mbetën të vrarë në vend. Të tjerët, tre ditë dhe tre net mbetën pa bukë dhe pa ujë. Pas shtatë ditësh, në orën një të natës, në Hormovë erdhi sërish një fuqi e madhe ushtarake. Të gjithë me shalle dhe xhufka, në krye kapiten Capi.
Te ky njeri, zoti çdo gjë e kishte krijuar të frikshme. Ai kishte dy sy të veshur me djallëzi, që në thellësi të tyre fshihej një plan kriminal dhe ogurzi.Shoqërohej nga pesë perona të tjerë që nuk ishte vështirë të kuptoheshin se ishin specialistë të stërvitur për krime dhe masakra të rënda. Nisën grumbullimin e burrave një nga një dhe grupe-grupe. Për të tretën herë u morën të gjithë burrat që u grumbulluan nga kontrolli i fundit që u krye shtëpi më shtëpi, kasolle më kasolle, përrua më përrua dhe deri ferrë më ferrë. Të gjithë përfunduan në Kodër te kisha.
Diten e 29 prillit ata gjetën dhe panë me sytë e tyre një llahtar dhe tmerr të vërtetë, një kasaphanë dhe qindra kasapë me bajoneta dhe thika në duar, një ushtri të tëre të armatosur gjer në dhëmbë. Panë se si vendi i “shenjtë” ishte i rrethuar cep më cep me mijëra ushtarë grekë dhe në çdo derë ishin vendosur nga dy mitraloza gati për sulm.
Gjaku i tyre u derdh lumë dhe skuqi shenjtorët dhe vendin e shenjtë, aty ku thonë se zoti është në këmbë dhe njerëzit luten “O zot, na shpëto” aty nuk u krye masakra me e madhe e atij vendi….Forcat në përballje ishin, 5000 grekë të armatosur gjer në dhëmbë me 200 e ca burra hormovitë në mëshirë të zotit; të mbyllur në kishë, pa dyfekë, pa fishekë, pa topa, pa mitraloza, të katandisur kockë e lëkurë, pa ngrënë e pa pirë….
Në 14 Maj, gjeneral Leitnad Dever, në krye të Komisionit Hetimor Ndërkombëtar i shoqëruar nga kapiten Groot, mjeku major De Long, dhe Toger Meleq Frashëri, vizituan vendin e ngjarjes në fshatin Kodër dhe konstatuan bedena të mbushura me trupa njerëzish të therur dhe masakruar shtazërisht…
Më 14 qershor të vitit 1914, ne Tepelenë erdhi ambasadori amerikan dhe takoi popullin e Hormovës të grumbulluar ne kalanë e Tepelenës.
Përpara tyre mbajti një fjalim të rëndësishëm, mbushur me tone ngushëllimi dhe keqardhje. Pastaj takoi dhe pa një për një dhe fytyrë për fytyrë të gjithë njerëzit e pranishëm, numëroi 163 gra, përveç vashave dhe fëmijëve, mbajti shenim numrin e personave dhe emrat e atyre që ishin vrarë në masakër.
Gazetat e kohës shkruanin; “Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”. Ne nje gazetë te asaj kohe publikohej se; “kisha ishte mbushur me kufoma dhe kudo gjendeshin opinga, feste të bardha të skuqura nga gjaku, si edhe tesha të ndryshme.
Plagët dhe dëmet që shkaktuan këto luftëra ishin të shumta dhe të mëdha. Edhe sot pas 100 vjetësh ato plage ende nuk janë mbyllur. Ka ngelur vetem nje lapidar buze rruges I vendosur qe para viteve 90.
Ky lapidar u ndertua ne ate vend që te kujtojë, ate ngjarje makabre …është një nderim në respekt dhe mbrojtje të shpirtrave të atyre burrave, që u martirizuan, u therën dhe u vranë barbarisht nga forcat kriminale terroirste greke dhe bashkëpunëtoret e tyre.
Per 30 vjet ky lapidar per shkak te kohes ishte vjetersuar nga koha dhe per ironi te fatit, ai ndodhej buze rruges qe te conte per Kelcyre aty ku prehen varrezat e ushtareve greke…
Greket ndërtojne varre ne kujtim të ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, ndërsa ne fatkeqesisht u kemi harruar emrat dhe varret atyre burrave qe nuk dimë ku i kanë…
Kur nisem historine e Hormoves u be shkak nje zoteri i quajtur Ilir Dedej i cili na shkruajti nga Anglia duke na vene ne dijeni, per ate qe kishte ndodhur ne ate toke dhe ajo qe me beri pershtypje ishte angazhimi qe keta djem te rinj emigrante neper bote, kishin marre per te rindertuar lapidarian e Hormoves.
Lam nje takim me njerin prej tyre i quajtur Meco Zotaj i cili ishte nga ato ane, por qe jetonte ne Kosove qe nga pjessmarrja e tij ne luften clirmitare te Kosoves. Mecon e takuam ne Kthesen qe te conte per Kelcyre.
Meço kishte udhetuar nga Kosova dhe kishte ardhur se bashku me basheshorten e tij ,per te vendosur nje flamur ne majen e lapidarit, te cilin e kishin nisur ta rindertonin me fondet e nje grupi shqiptaresh ne emigracion, per ti kujtuar brezave ate qe kishte ndodhur dhe per ti kujtuar ata shpirtera qe humben aq padrejtesisht ne ate masaker cnjerezore.
“Kemi mbledhur një fond për ta rindërtuar. Ne do të bëjmë një memorial për ta rifreskuar memorien e popullit. Duam që ta rindërtojme.”- tha Zotaj.
U larguam nga ai vend me shpresen se heren tjeter kur ta vizitonim , te gjenim te perfunduar ate lapidar permendore, ashtu sic ju takonte atyre burrave trima…shpirti i te cileve endet ne ato ane per te na treguar masakren qe disa njerez te erret pa Zot e cnjerezire, ekzekutuan brenda nje kishe 217 burra, per te na treguar e per te mos harruar ate qe ndodhi ne 29 prill te vitit 1914.