Këngëtarja Enca Haxhia është rikthyer tek fansat e saj me projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Love on my body”, një këngë ritmike, me videoklip tërheqës, që duket sikur i paraprin verës.
Në të këngëtarja shfaqet në krah të një mashkulli muskuloz, të cilit i rrëfen se ç’ka i provokon dashuria e tij.
Ky realizim vjen pas projekteve të tjera muzikore të suksesshme të saj, ku shfaqet vetëm ose përmes bashkëpunimeve. (XH.A/SHUPLAKA)