Enca Haxhia ndihet krenare këtë herë jo për veten e saj por për një person shumë të dashur për të, për motrën e saj. Uindi e njohur për postimet në rrjetet sociale ka vendosur të hapë biznesin e saj personal, një studio grimi në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Enca duke postuar një video në Instagram. “Motra ime vogël hapi studion e saj të grimit “Uindi makeup studio”. Jam kaq shumë krenare për të. Ju premtoj që ajo është më e mira dhe ju e dini që mund të më besoni mua kur vjen puna tek makeup-i”, shkruan ajo. (J.V/Shuplaka)