Vetëm pak javë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve. Shumë prej nesh bëjnë plane për vitin e ardhshëm. Kështu po bën edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila po përgatitet për vitin 2017. Edhe pse viti 2016 ka qënë shumë i suksesshëm për të, këngëtares së njohur mesa duket i kanë mbetur 2 pengje. Por këto dy pengje ajo i ka vënë detyrë vetes t’i realizojë në 2017-ën.
Ajo ka ndarë me fansat në Snapchat detyrat që duhet të kryejë vitin që do të vijë, dhe ato janë dy: Të mësojë të ngasë makinën dhe e dyta të mësojë të gatuajë. Këto detyra besojmë se nuk janë shumë të vështira për t’u arrirë, por duhet pak vullnet, i cili nuk i ka munguar asnjëherë Encës.