Në përvjetorin e 9-të pavarësisë së Kosovës, urimet nga figurat e njohura të politikës, artit dhe kulturës shqiptare nuk kanë munguar. Megjithatë ndër të gjitha urimet, ai i këngëtares Enca Haxhia ka rënë më shumë në sy, jo nga rëndësia, por nga gafa që ajo ka bërë.
Në një postim në instagram, Enca e uron Kosovën përmes fotos së “New Born”, e cila tashmë ka simbolin e “No Walls”.
“Urime pavarësinë”, shkruan Enca krahas fotos, megjithatë siç mund ta shihni në foto, ajo ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Europian.
Por kjo nuk ka kaluar pa i rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë kritikuar. Menjëherë pas kritikave, ajo e ka hequr fare flamurin. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1144″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]