Ende vijon zjarri në kurorën e gjelbër të Tepelës. Zjarri nuk është shuar dhe ka vazhduar gjithë natën.
Era favorizoi që zjarri të shkojë drejt lartësive dhe jo drejt banesave. Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 3 hektarë tokë.
Po kështu sapo ka mbëritur helikopteri për shuarjen e flakëve. Gjatë gjithë natës kanë ndërrhyrë zjarrfikëset dhe ushtria për shuarjen e tij.
“Zjarri filloi rreth orës 21:30 , dhe rrezikoheshin rreth 20-30 familje të cilat kishin banesat rreth 500 metra nga vatra e zjarrit. Ushtria dhe zjarrfikësit bënë betejë me zjarrin dhe arritën të marrin situatën nën kontroll. Vatra e zjarrit është larg nga banesat dhe nuk ka më asnjë rrezik. Situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri me helikopter”, tha prefekti i qarkut Gjirokastër Flamur Bime.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post