07:06 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta”, Manjani ironizon spotin për 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO

11:13 | 29/03/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidat për bashkinë e Tiranës? Manjani: Opozita të bashkohet me një kandidaturë jo politike

Me rastin e 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO, sot në Tiranë do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë ku do jenë të pranishëm përfaqësues nga 29 vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior, ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të këtyre vendeve.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një spot për këtë 10 vjetor, që duket se ka nxitur reagime nga politikanë e ish-deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.

Ish-ministri Ylli Manjani ka reagur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ku thotë që në këtë spot mohohet historia e sotme duke i atribuar anëtarësimin në NATO Olta Xhaçkës dhe kryeministrit Rama, duke harruar se ky anëtarësim është firmosur nga Sali Berisha dhe qeveria e tij.

“Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.

Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.

Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!

Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:

Hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.

Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.

Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.” ka shkruar Manjani në statusin e tij.

Ndërkohë shton që Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP.  “Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…”

Kujtojmë se Shqipëria është anëtarësuar në NATO më 7 prill 2009.

Statusi i plotë i Manjanit:

Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.

E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.

Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.

Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.

Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!

Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:

  1. Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.
  2. Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.
  3. Hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.
  4. Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.
  5. Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.

Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…

Kjo është historia, na pëlqen apo jo!

 

(J.B/FAXWEB.AL)

Etiketa: 10 vjetori i natosfirmos kullaironia e manjanitnatoylli manjani
Pas

“Sa herë ke bërë s*ks këtë muaj?”, Pique çmend Madridin me përgjigjen epike

Para

Publikisht kritika për opozitën, ambasadori i OSBE-së shijon kafen e mëngjesit me ish-deputeten joshëse të PD-së

Para
Publikisht kritika për opozitën, ambasadori i OSBE-së shijon kafen e mëngjesit me ish-deputeten joshëse të PD-së

Publikisht kritika për opozitën, ambasadori i OSBE-së shijon kafen e mëngjesit me ish-deputeten joshëse të PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.