Endi Demneri ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes që prej fitores së saj në Miss Universe Albania, për të vijuar më pas me sukseset e njëpasnjëshme në botën e modës.
Së fundmi, modelja është komentuar shumë pas publikimit të një fotoje pranë artistit më të madh të diamantëve, Damiani. Bukuroshja ka pozuar pranë italianit, duke na lënë të kuptohet që po sjell një bashkëpunim dhe shumë shpejt mund të jetë imazhi i Damiani.
Teksa ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar, rikujtojmë se Endi Demneri prej kohësh është pjesë e projekteve të shtëpisë së modës Dolce&Gabbana.
Mos vallë është edhe ky një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i modeles shqiptare?