Koordinatorja në Partinë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas dëgjesave publike të kryeministrit Edi Rama, i cili sot ishte në qytetin e Vlorës.
“Prapë dëgjesa publike sot…. Tani ka 74 mandate…e nuk di ç’punë të bëjë…. Përveçse të na çmendë me këtë ERTV…. Merr mor pushimet e na lër nja 2 muaj rehat.”, shprehet Endira Bushati.
Kujtojmë se që prej katër korrikut, kryeministri Edi Rama ka nisur turin nëpër Shqipëri të dëgjesave dhe falenderimeve, pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit. Sot ai ishte në qytetin e Vlorës. Një detaj nga ky takim i kryeministrit me vlonjatët, që bëri shumë përshtypje ishte fakti se Rama injoroi një grua të prekur me kancer.
Nga Vlora 49-vjeçarja, banore e rajonit Nr.2 në Vlorë, shprehu shqetësimin e saj, por edhe të banorëve të pallatit se ishte gruaja e 4 që ishte prekur nga kanceri, për shkak të ndotjes së ambientit. Me shqetësim të madh ajo pohoi se shkaktare të ndotjes së ambientit ishin dy dyqane që piqnin mish me qymyr.
Mirëpo nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit Rama duke i mbyllur fjalën zonjës në fjalë dhe duke i thënë që nuk ishte kompetencë e tij.
Sigurisht që çështje të kryeministrit mund të jenë hipotekat, lejet e shtëpive, po jo lufta me jetën që kjo grua dhe të tjera bashkëvuajtëse të saj po bëjnë. (D.D/Shuplaka)