Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama ka ndryshuar totalisht qëndrim ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Bëhet fjalë për Endri Fugën, i cili muaj më parë e quante Trump-in të papërshtatshëm për t’u bërë president, madje edhe qesharak.
Por sot që Trump është president, ai ka shpërndarë një postim të tij në twitter, kur ky i fundit akuzonte mediat për lajme të rreme.
“Lajme të rreme (po dështojnë @nytimes, @NBCNeës, @ABC, @CBS, @CNN) nuk janë armiku im, por armik i Popullit Amerikan!”, shkruan Trump.
Kujtojmë se në prill të 2016-ës, pas deklaratave të ish-zëdhënësit të Pentagonit J.D Gordon se Rama po udhëheq një parlament të korruptuar, Fuga e cilësoi këtë thënie si qesharake.
“Ç’reagim qesharak i trumpistit! Edi Rama me korrupsionin ka po aq lidhje sa ka Trumpi me të vërtetën kur flet për myslimanët”, shkruan Fuga në replikën kundër Gordon. (D.D/Shuplaka)