Drejtori i komunikimit në kryeministri Endri Fuga është bërë gjithnjë e më aktiv me reagimet e tij kohëve të fundit, veçanërisht në rrjetet sociale. Së fundi Fuga ka kritikuar gazetarët që ishin dje përballë ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin Open, duke i quajtur ata të squllur përballë liderit historik të demokratëve.
Sipas Fugës 100 herë më mirë mosmirësjellja e tyre përballë Ramës, sesa qëndrimi që kanë pasur përballë Berishës. Gazetarët që ka etiketuar si të squllur Fuga janë Arian Çani, Eni Vasili, Ervis Iljazaj dhe Alfred Peza.
Reagimi i Fugës:
Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike.
(E.K/FAXWEB.AL)