Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari për “Fax News” ka deklaruar dënimi i Bujar Çelës ishte një show politik. Sipas tij sot në byro duhet të ishte sot Ditmir Bushati pasi ka ofenduar me fjalë rruge deputeten Mehmetaj si edhe kryeministri Rama pasi ka shkelur Kushtetutën.
“ Ky është show i rradhës i partisë- shtet. Deputetit Çela i thanë dhe doli në një deklaratë ky thoshte që do të vejë vetë në byro që të marrë masën. Ky është një show sepse Çela dhe Ditmir Bushati kanë bërë veprime të paligjshme. Është e turpshme për Bushatin i cili foli me një fjalor rruge. Këto na bënë që të kalonim në këtë gjendje. Por ne nuk trembemi në rrugën tonë . Beteja jonë sapo ka nisur. Ne jemi betuar në atë parlement në emer të Kushtetutës. E para për mua ishte e paprecedent që nuk ishte thirrur ministri i Jashtën që bëri një deklaratë me fjalë rruge ndaj Mehmetajt. Por duhet të ishte thirrur në atë byro edhe Rama pasi shkeli kushtetutën. Ne nuk mund të lejojmë puç kushtetues. U dhuna Kushteteuta e vendit, po shkatërohen parimet e shtetit tonë. Ne nuk kemi asnjë komunikim për Arta Markun, por mënyra sesi u zgjodh ishte në shkelje të kushtetutës. Ne shkuam shumë te qetë në mbledhje, nuk shkuam me idenë për të bërë konflikt në seancë. Por ne kur shikojmë Kërpaçin të gjakosur ne u futëm brenda dhe situata ndyshoi, për shkak se minsitri i Jashtëm ofendoi Kejdi Mehmetajn. Për atë që akuzohesha sot nga partia-shtet ishte qesharake. Unë nuk kam përdorur kurresi fjalë fyese. Nga ana tjetër akuzonte që kam hedhur sende të renda në drejtim të kabinetit, por nuk kam hedhur. Kam hedhur vetëm letra.”, u shpreh Braimllari.
Deputeti theksoi më tej se protesta mund të ketë dhe para muajit janarit por sioas tij gjithçka do të jetë si bashkëpunim me pjesën tjetër të opozitës, me PD-në. (J.V/Faxweb)