16:40 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…po fsheh b*thën e dalë sheshit

08:48 | 23/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E quajti kazan, Zheji-Ramës: I mjeri kryeministër, e mjera Shqypni, e kishte ëndërruar ditën që do tallte byth*n me gazetarët

Nga Artur Zheji

Na tha që po ëndërronte për pas 10-të vitesh. Me syçkat gjysëm mbyllur dhe me vështrimin tretur në horizontin e kohërave, si gjysëm parashikonjës dhe si gjysëm shkrimtar romanesh historikë.

Duke pranuar ëndërrimin, kur kërkoi nëpër tym, në bashin e Kuvendit të Kosovës dhe në kulmin e vëmendjes ndërkombëtarëve, të miqve dhe të jo miqve të Kosovës dhe të shqiptarëve, “një president të përbashkët në emër të unitetit kombëtar”, kryeministri pranoi djallëzisht, sikur sapo kish bërë një lajthitje të padjallëzishme.

Them e shkruaj se pranoi djallëzisht, që gjoja kish lajthitur në ëndërrim e sipër, me shumë keqardhje, sepse nuk do të doja kurrësesi të pranoja, me zemër të lehtësuar, që kryeministri i vendit tim, të luajë më çështje kaq madhore, si një politikan i llastuar që i lejohet të thyejë çdo Kristal të shtrenjtë, të vlerave tona kombëtare.

Ay, kryeministri e dinte dhe e priste reagimin që pasoi. E dinte dhe e priste që pas kësaj, Vuçiç, do të rrëmbente nga Prishtina si një simite me gjalpë, qokën e ngrohtë të Ramës dhe do të bënte zhurmën e vet, duke forcuar pozitat e veta presidenciale.

Priste edhe sulmin nga Beogradi, që do t’a vendoste, Ramën e “padjallëzuar’, në qendrën e dashur të vëmendjes së humbur, përsëri e me çdo çmim, në Prishtinë, në Tiranë dhe në Athinë.
Thuhet se një nga këshilltarët e huaj të kryeministrit tonë, është edhe këshilltar i partnerit serb, të shkrirjes së akujve, Vuçiç.

Të jetë kjo deklaratë, këshillë e tij?

Për të rritur respektivisht popullaritetin lokal të klientëve të tijë, njeri president në Beograd dhe tjetri kryeministër në Tiranë?

Llogjika ta do që po. Këshilltarët janë të djallëzuar dhe përllogarisin pasojën e duhur, të shkakut që shpërthen si kapsollë verbale…

Çfarë na rrëfen kjo? Asgjë më tepër nga sa dimë: Varfëri idesh, hapësirë e ngushtë loje politike, për shkak të dështimeve ekonomike dhe tunelit të zymtë të mosinvestimeve të huaja, që sa vjen e zgjatet.
Të grafikut të tmerrshëm të Bankës Botërore, që e nxjerr Shqipërinë, Hirushen më të varfër të Ballkanit, me mbi 32% të popullit të vet, që jeton nën minimumin jetik, të 5$ në ditë.

Për të fshehur pra, bythën e dalë sheshit, prej pantallonave të çjerra, në gremisjen e të ardhurave, në papunësinë e thellë, në karvanin e gjatë braktisës që shqiptarët kanë krijuar për t’i kthyer krahët Mëmëdheut gjinjëtharë dhe të zhvatur në çdo qelizë, nga korrupsioni galopant.

Prandaj nuk e besoj asfare, që kryeminsitri ka ëndëruar për një bashkim Kombëtar. Kryeministrit i lypset vetëm zhurmë, për të mos u dëgjuar kujet dhe vajtimet e mjeranëve që ikin, që gulçojnë, që dhunohen dhe shpërfillen nga stili i jetës së oligarkëve të rregjimit, apo të oligarkëve të të gjitha rregjimeve, që klloçisin vezë të arta nëpër ministritë e qeverive që vijnë dh

Etiketa: edi ramaramazheji
Pas

Dasmë mes plumbave, moderatorja e njohur rrëfen tmerrin e ’97-tës: Lokali u dogj, nga 250 të ftuar, 70- erdhën

Para

Përlotet ish-drejtoresha e burgjeve, surprizohet live nga vajza në emision

Para
Përlotet ish-drejtoresha e burgjeve, surprizohet live nga vajza në emision

Përlotet ish-drejtoresha e burgjeve, surprizohet live nga vajza në emision

Discussion about this post

 



Të Fundit

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

Lapaj letër KQZ: ‘Lista e mbyllur’ u dorëhoq nga kandidimi, s’mund të kërkojnë tani mandat! Deputeti I përket listës së hapur

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.