Këngëtarja Eneda Tarifa tregon se prej kohësh është në një dilemë me veten e saj. Bëhet fjalë për një detaj në fytyrën e saj, një puçër për të cilën këngëtarja kishte vendosur ta hiqte përmes një ndërhyrje kirurgjikale. Por mesa duket ajo ka ndërruar mendje.
“Mbas një lufte të madhe me veten “ta heq apo mos ta heq puçrën në lule të ballit”, vendosa ta mbaj. Në fund të fundit kush të do, të do siç je”, shkruan këngëtarja në Instagram.
Për Enedën këto janë imperfeksione të këndshme dhe njerëzore. “Duaje veten femër”, shton Endea në postim.