Mbrëmja e 30 prillit do të jetë e ndriçuar nga një hënë e madhe (shumë serioze) që do të shkëlqejë nga shenja e Akrepit. Zbulo ç’efekte do të ketë në shenjën tënde zodiakale.
Hëna e Plotë është gjithmonë një moment apostafat për të menduar, për të zgjedhur e për të vlerësuar. Por në 30 prill energjia e saj do të jetë vërtet serioze, pak optimiste sepse Saturni do të bëjë gjithçka për t’i mbytur emocionet dhe për të bërë çdo gjë më të ashpër e më të rënda. Të shohim, shenjë për shenjë si mund ta përmirësoni këtë energji të çuditshme.
Dashi: Qetësoni dikë që ndoshta nuk beson tek ju ose tek kapacitetet tuaja. Evitoni mendimet për shpenzimet sepse në këtë moment marrëdhëniet tuaja me paratë nuk janë në momentin më të mirë.
Demi: Hëna e plotë flet për marrëdhëniet tuaj, dashuritë dhe raportet. Situata dhe momente për të cilat nuk duhet të gjykoni shumë ashpër ose racionalisht. Duhet të tregoni një qëndrim elastik.
Binjakët: Nuk duhet të mendoni shumë për gjërat që s’ju pëlqejnë dhe s’mund t’i kontrolloni. Në vend të kësaj përpiquni ta përdorni butësinë tuaj për të menduar pozitivisht, për të besuar se fati mund të jetë më i mirë se ç’e përshkruan hëna.
Gaforrja: Duhet të përpiqeni të jetoni gjërat e mira dhe të bukura pa ndjenjën e fajit, pa menduar se njerëzit që keni afër nuk do të vlerësojnë dhe nuk do të njohin meritat tuaja, shkruan shije.al. Kjo gjë rrit nivelin tuaj të vetëvlerësimit.
Luani: Hëna mund të të shtyjë të mos besosh shumë në veten tënde, në gjërat më intime dhe personale. Gabim. Në të vërtetë nuk duhet të ndiheni absolutisht të gjykuar nga personat ose situatat e caktuara, duke treguar se jeni më të fortë se sa mendoni.
Virgjëresha: Thjesht duhet të tregoni optimizëm të madh për ata që ju shohin, një dritë ndryshe, një vetëbesim të shëndetshëm. Përndryshe, vështirë se do t’ju besojnë, vështirë se do t’ju vënë vesh.
Peshorja: Mos besoni se nuk jeni në lartësinë e duhur të një situate, një personi, një dashurie. Sepse Saturni ju detyron paksa të gjykoni veten në mënyrë të ashpër dhe nuk e meritoni. Mund të konkurroni me të gjithë.
Akrepi: Mos u mposhtni nga diçka që nuk ju pëlqen, që nuk ju ndihmon të buzëqeshni ose të besoni në atë që mund të bëni. Kërkojuni një dorë njerëzve që doni për të gjetur shumë arsye të mira për të shpresuar dhe besuar në të ardhmen.
Shigjetari: Pasiguria juaj, ndoshta frika se nuk ia dilni dot, mund t’ju ushqejë dyshime dhe pesimizëm tërësisht të pajustifikuar. Reagoni duke bindur veten se nuk jeni ju ai që po gaboni duke larguar nga vetja këdo dhe çfarëdo që nuk ju ndihmon.
Bricjapi: Mos e privoni veten nga kultivimi i ëndrrave dhe shpresave, i të jetuarit të diçkaje të bukur vetëm sepse ajo gjë është jashtë rregullave dhe limiteve që vendos një pjesë e shoqërisë. Jepini vetes luksin e një mendjeje të lehtë që ju çon larg.
Ujori: Keni nevojë të besoni vërtet tek fati, të bëni paqe me të ardhmen, me karrierën dhe ambiciet. Saturni ju bën pak konkretë dhe pesimistë për këtë gjë, por ju nuk duhet ta dëgjoni.
Peshqit: Përpiquni të jeni më optimistë dhe konstruktivë rreth një udhëtimi apo aventure a përvoje të re që ju kanë propozuar. Jeni ju që vendosni se mund ta përballoni atë dhe nuk ka nevojë të hiqni dorë pa ndonjë arsye.