Këngëtarja Eni Koçi ka qëndruar larg projekteve muzikore për shkak të angazhimit në arsim, duke qenë se vazhdon studimet në Angli.
Teksa ka premtuar se do të kthehet me një projekt të ri muzikor, e ftuar në emisionin “Prive”, ajo është shprehur se revistat dhe gazetat e huaja e kanë cilësuar si femrën më të bukur në Ballkan.
“Revistat e gazetat boshnjake, maqedonase, kanë shkruar për mua, më kanë cilësuar femrën më të bukur të Ballkanit. Është kënaqësi kur femrat shqiptare vlerësohen edhe nga të huajt”,- është shprehur këngëtarja e cila nuk ka dhënë konkretisht ndonjë emër reviste apo gazete. (XH.A/SHUPLAKA)