Ka vetëm dy muaj që ka publikuar këngën “S’je për mu” por ajo nuk ndalet.
Fjalën e kemi për Eni Koçi, e cila ka lajmëruar se këtë javë do të publikojë këngën e radhës me titull “Your love”.
Lajmin Eni e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram. “’You love’ do dalë këtë javë. Mezi po pres ta dëgjoni”, shkruan Eni.
Kujtojmë se kënga “S’je për mu” ka arritur 2 milion klikime në vetëm kaq pak kohë dhe pritet që edhe “Your love” të ketë të njëjtin sukses.
(J.V/Shuplaka)