Floriana Garo prej ditësh ka hequr dorë nga emisioni ”Jo Vetëm Modë” në TV Klan, të cilin e realizoi për 5 vjet me radhë, teksa dha lajmin e papritur për shumë të fejesës së saj me avokatin e suksesshëm shqiptar në Zvicër.
Gazetari Eni Shehu ka arritur ta takojë në jug, ku i ka marrë një intervistë për planet e saj në të ardhmen.
A flet për fejesën e saj? Ç’thotë se do bëjë në shtator? A do të ndjekë të fejuarin e saj deri në Zvicër?
Siç zbulon për ”Shuplaka”-n, gazetari Shehu rrëfen se momentalisht Garo është me pushime në Borsh me familjarët e saj që janë kthyer nga Amerika vetëm me një qëllim: për t’u takuar me familjarët e të fejuarit të saj Enisit, që janë gjithashtu me pushime në Borsh.
Garo i ka treguar se në shtator do të zhvendoset në Gjenevë për t’ia nisur nga e para dhe detaje të tjera në intervistën që do të transmetohet nesës në orën 19:10 në ”ABC News”.
Garo ka rrëfyer më tej se nuk e ka detyruar njeri të braktisë emisionin, por se e mendoi së bashku me të fejuarin Enis Dacin për t’u zhvendosur në Zvicër. Propozim për martesë?! Të gjitha do t’i thotë në intervistën e pasdites së nesërme. (V.G/SHUPLAKA)