Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga koronavirusi të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu. Me anë të një statusi publik, e cilëson si një njeri që surprizonte me kurajon, energjinë, ambicien dhe shpirtin luftarak.
Vasili kujton një prej përpjekjeve më të jashtëzakonshme të Kasem Hysenbelliut për ti shpëtuar jetën një fëmije të vogël. Ai bëri të pamundurën që të mblidhte 50 mijë euro dhe ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë për ti kryer transplantin e mëlçisë 10-vjeçarit.
Nga Eni Vasili
Sot humbi betejen me Covidin nje nga njerezit me luftarakë qe kam njohur ne jeten time, Kasem Hysenbelliu! Pata mundesinë te punoj me te ne “News 24” kur drejtoja emisionin “Studio e hapur” për disa vite me rradhë. Drejtor Kasemi ishte njeri qe te surprizonte me kurajon, energjine, ambicien dhe shpirtin luftarak.
Madje mendoj se beteja e vetme qe ai humbi, ishte ajo me virusin vdekjeprures. Te punoje me Kasemin ishte sfide dhe kenaqesi. Ai e donte shume njeriun opozitar, njeriun qe nuk bie dakord me fatin e tij, qe lufton per ta ndryshuar ate. Ne kete fryme ishte edhe menyra se si ai punonte. Por nje nga gjerat me te mrekullueshme qe ai ka bere gjate kohes qe drejtonte “News 24”, ishte perpjekja e jashtezakonshme per ti shpetuar jeten nje femije 10 vjecar. Kristi kishte rreth dy vite i shtruar ne spital dhe kishte nevoje per transplant melcie.
Institucionet e kishin harruar Kristin, nderkohe qe rasti i tij u pasqyrua ne lajmet e “News24”. Asokohe Kasemi ngriti ne kembe gjithe Shqiperine per te mbledhur 50 mije euro per operacionin e Kristit. Televizioni u kthye ne nje media sensibilizuese per ti shpetuar jeten nje femije te vogel. “News24” arriti te mbledhe ate shume per pak dite, duke permbyllur keshtu misionin e ideuar nga shpirti bujar i Kasemit. Sot familja dhe shoqeria e humbi ate, por ai jetoi aq bukur dhe per kete arsye, kjo lamtumire qe ai na dha, eshte nje lamtumire pa pengje, por nje mungese e madhe per te gjithe ne! Ngushellime familjes!
(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post