Në mënyrë të njëanshme, në një mbledhje ku ishin të pranishëm vetëm 20 deputetë, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, ka caktuar përfaqësuesit e PD-së në Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Ajo që vihet në sy është përjashtimi i berishistëve nga këto komisione, me përjashtim të deputetit Oerd Bylykbashi, i cili është propozuar anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
“Më lejoni të them interesat tona, diskutuam disa nga çështjet më të rëndësishme me disa nga kolegët. Dy cështje të rëndësishme për demokratët dhe shqiptarëve, diskutimet për emrat që ne do të propozojmë për reofrmën zgjedhore dhe reformën territoriale.
Dy nga cështjet e opozitës dhe të PD. Sot kemi konkluduar në emra poërkatës që do të jenë prezent në dy komisionet përkatëse”, tha Alibeaj.
I pyetur nga mediat për përjashtimin e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, Alibeaj tha se anëtarët që janë propozuar kanë eksperiencë, edhe pse nëse i hedh sytë listës, Andia Ulliri është vendosur në Komisionin e Reformës Territoriale.
Emrat për këto dy komisione janë mbajtur peng për muaj me radhë nga ana e opozitës, dhe nxitimi i Alibeajt për këto propozime, vjen më pak se një javë pas zgjedhjes në PD, ku baza e demokratëve e konfirmoi Sali Berishën si kryetar.
KOMISIONI I POSACËM “PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE”
Bashkëkryetar:
1. Enkelejd Alibeaj
Anëtarë PD:
2. Oerd Bylykbashi
3. Dashnor Sula
4. Grida Duma
5. Kreshnik Collaku
6. Lindita Metaliaj
Anëtarë Zëvendësues: Selaudin Jakupllari; Eralda Bano (Tase) dhe Ervin Salianji
KOMISIONI I POSACËM “PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Bashkëkryetar:
1. Dhurata Cupi
Anëtarë PD:
2. Saimir Korreshi
3. Zef Hila
4. Xhelal Mziu
5. Andia Ulliri
6. Orjola Pampuri
Anëtarë Zëvendësues: Merita Bakiu, Zheni Gjergji dhe Bledion Nallbati
KOMISIONI HETIMOR “PËR VERIFIKIMIN E MËNYRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIN NR. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kryetar:
1. Gazment Bardhi
Anëtarë PD:
2. Emilja Koliqi
3. Ferdinand Xhaferraj
4. Lefter Gështenja
5. Arbi Agalliu
6. Bledion Nallbati
7. Ilda Dhori
Anëtarë zëvendësues: Jorida Tabaku, Kastriot Piroli dhe Ramadan Likaj
Discussion about this post