Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen Tahiri.
Ai ka depozituar disa dokumente në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që sipas tij dëshmojnë lidhjen që ka zgjatur mes Tahirit dhe Habilajve.
Alibeaj i referohet në këtë rast përdorimit të ”Audit” të famshëm nga ana e Habilajve dhe Tahirit më periudhën mes 2 prillit 2015-2 Prill 2016.
“Depozitova disa informacione të rëndësishme në lidhje me dosjen mes Tahirit dhe Habilajve. Tahiri ka gënjyer në lidhje me marrëdhëniet që ka pasur.
Bashkëpunimi i tyre ka zgjatur edhe gjatë vitit 2015, kohë kur edhe opozita ka bërë denoncimet e saj. Tahiri ka gënjyer, pasi dokumenti e tregon qartësisht marrëdhënien e besimit reciprok që ai ka pasur ma Habilajt. Marrëdhëniet kanë zgjatur përtej 2014-tës, kohë që u diskutua në Këshillin e mandateve.
Unë inkurajoj Prokurorinë që të hetojë, dhe pres një përgjigje nga ana e organit të akuzës”, u shpreh Alibeaj.
Po ashtu Alibeaj tha se është në pritje të arrestimit të Tahirit dhe një tjetër kërkese për heqjen e mandatit.
(E.K/FAXWEB)