01:49 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

17:58 | 30/05/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Ish-deputeti Lefter Maliqi ishte i ftuar në hapësirën e intervistës në Fax News, ku bëri një analizë të thellë dhe kritike mbi situatën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta për manipulim elektoral, mungesë organizimi dhe përgjegjësi të dobët nga ana e opozitës.

Sipas tij, rezultati zgjedhor nuk është vetëm një humbje për opozitën, por një dëm i thellë për vetë demokracinë dhe mbështetësit e saj. Ai theksoi se besimi i pensionistëve dhe i shtresave të gjera të qytetarëve është zhdukur totalisht pas kësaj disfate.

“Me Ramën nuk ka më fitore nga opozita e bashkuar nëse nuk ndryshojmë rrënjësisht mënyrën e funksionimit,” – u shpreh Maliqi.

Ai akuzoi drejtpërdrejt institucionet si SPAK dhe KQZ për bashkëpunim në atë që e quajti “masakër elektorale”, duke shtuar se rezultati i rilindjes ishte përtej çdo parashikimi dhe se numri i mandateve është i diskutueshëm.

“E dimë të gjithë që Rilindja nuk i ka 71 mandatet realisht,” – theksoi ai.

Deputetë pa meritë dhe lista të mbyllura

Një tjetër pikë e fortë e kritikës ishte mënyra e përzgjedhjes së deputetëve, ku ai shprehu indinjatë për faktin që disa kanë hyrë në Parlament me vetëm 3 mijë vota, falë sistemit të listave të mbyllura.

“Koha e festimeve ka mbaruar. Tani është koha që disa deputetë të kërkojnë ndjesë,” – tha ai.

Maliqi solli në vëmendje se, ndonëse ishin të vetëdijshëm për përballjen me një “narkoshtet” dhe një “makineri shtetërore të mirëorganizuar”, korrupsioni elektoral nuk funksionoi aq sa mendohej, veçanërisht në qarkun e Beratit.

Një pjesë e rëndësishme e kritikës u drejtua ndaj parties Demokratike, ku denoncoi përçarje të brendshme, mungesë koordinimi dhe xhelozi mes drejtuesve.

“U përqendruam në zonat që i kishim fituar dhe harruam pjesën tjetër të vendit. Ishte një gabim strategjik,” – deklaroi ai.

Ai tha se personalisht është përpjekur të organizojë fushatën, ndërsa të tjerët kanë qenë të përfshirë në konflikte të brendshme.

Duke folur për përgjegjësinë e drejtuesve lokalë dhe kandidatëve, ai theksoi:

“Një person që nuk prodhon më vota, duhet të largohet. Nuk mund të qëndrojmë më me justifikime,”.

Maliqi kritikoi mungesën e kontaktit me bazën, ku sipas tij, shumë kandidatë nuk e kanë kërkuar as votën dhe nuk kanë pasur as vëzhgues në qendrat e votimit.

Në përfundim, bëri një thirrje për reflektim të thellë dhe riorganizim të opozitës:

“Fitorja arrihet me strategji, mobilizim dhe lidership të vërtetë. Duhet të kemi drejtues politik të rinj, që janë në kontakt të përditshëm me demokratët. Kjo është rruga e vetme për të fituar,” – përfundoi ai.

Pas

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Para

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

Para
Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.