Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se moderatori shumë i dashur për publikun, Eno Popi do të largohet nga emisioni i mëngjesit ”Wake up”.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Eno e përgënjeshtroi lajmin dhe e mohoi largimin e tij në mënyrë kategorike.
E ftuar në “Top Albania Radio” sot ishte e ftuar Ori Nebijaj, bashkë prezantuese me Enon në “Wake up”. Sipas “revistawho”, Ori ka zbuluar se Eno do të largohet nga “Wake up” dhe emisionin me shumë mundësi do e drejtojnë ajo dhe Isli.
“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision. ‘Wake Up’ me mungesën e Enos do të jetë pothuajse i njëjti format, do të ketë surpriza, risi, programi do të jetë i ndarë mes meje dhe Islit”, u shpreh Ori.