Trajneri i Barcelones, Luis Enrike ka thumbur Kristiano Ronaldon gjat ënjë interviste të dhënë për mediat spanjole.
Tekniku i katalanësve komentoi fituesin e “Topit të Artë”, CR-ën duke thënë se është e shëmtuar mënyra si e krahasoni me Messi-n.
“Shiko, ne kemi fituar edhe pa Leon, por ai i jep një tjetër rendiment lojës. Unë mendoj se është më i miri në historinë e futbollit dhe, për këtë, nuk kam asnjë dyshim. Kur e shikoj që e krahasojnë me të tjerë, më duket si një shaka e shëmtuar. Për momentin, ai s’ka asnjë që mund t’i afrohet. Të tjerët mund të marrin si çmime edhe “pjepri i artë”, por kjo nuk do të thotë se mund të jenë të përafërt me Leon.
Madje, as me yjet e dikurshëm nuk ka aspak krahasim, pasi nuk ka qenë futbolli i sotëm. Tashmë luhen 60 ndeshje në sezon, çdo 3-4 ditë, kundër rivalëve shumë herë më të fortë, ku duhet të vraposh të paktën 10 kilometra. Dikur, luheshin 3-4 ndeshje në muaj dhe diferencat mes skuadrave kanë qenë stratosferike”- ka thënë Enrike.