Drejtori ekzekutiv i “Fax News” Enton Abilekaj në lidhje me protestën e sotëm të qeverisë është shprehur se çështja e zgjedhjes së Kryeprokurorit nuk është një kauzë që mund të rrëzojë qeverinë.
“Nëse mendojmë që të vemë një Prokuror të Përkohshëm për të arrestuar ndonjë zyrtar të opozitës kjo është një strategji e gabuar. Nuk besoj se edhe mazhorancës i shërben kjo gjë. Nuk besoj se do të sjellë ndonjë gjë nëse keq përdoret një prokuror. 18 dhjetori nuk është një datë e përcaktuar nga opozita por nga mazhoranca. Këtë datë e përcaktoi Gramoz Ruçi. Nuk do të kemi diçka me rëndësi sot në këtë datë. Edhe datat e para nuk është se janë shumë positive pasi nuk kanë sjellë shumë rezultat.
Duhet të një kauzë që të ngrihet populli në protestë. Dosjet kriminale që janë zbuluar janë një deskrititim që i është bërë qeverisë që nga shtatori që mori detyrën pasi qytetarët kishin shpresuar për ndryshme. Njerëzit janë të pakënaqur dhe këta do të gjejnë një kauzë për këtë. Mendoj se kauza e Prokurorit nuk është një kauzë që iu intereson shumë popullit pasi për ta ka shumë gjëra më të rëndësishme se kjo. Për militantët arrestimi i një politikanë është lajm i mirë.
Mendoj që LSI-ja është munduar të imponohet në aksion opozitar. Kryemadhi është më shumë në veprim sesa në propagandë. Besoj se PD-ja e drejton opozitën padyshim. Të shohim se çfarë do të arrijnë sot, do të bllokojnë sot parlamentin apo jo.
Në çështjen Balili u prek një nga figurat e LSI-së Endond Panariti. Ajo që mund të themi që se nuk ka rekorde kriminale si ministër dhe si deputet. Zgjedhja e Kryeprokurorit nuk është një kauzë që mund të rrëzojë qeverinë. “, u shpreh Abilekaj.
Gjatë fjalës së tij Abilekaj theksoi se sot Presidenti Meta do të dekorojë Visho Ajazin. Dekorimi i Visho Ajazit bëhet për “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post