Banorët e Dukagjinit përballen sërish sot me vështirësitë në lëvizjen e tyre drejt Shkodrës për shkak të kontrolleve të shpeshta nga ana e policisë.
Në rrugën që lidh zonën me Shkodrën janë vendosur postoblloqe të shumta, ndërsa banorëve iu kërkohen kartat e identitetit.
Sipas gazetares së ‘’Fax news’’, Emi Kalaja këto kontrolle bëhen jo vetëm për mungesën e liçensës nga ana e furgonëve, por edhe për shkak të dyshimeve që Policia ka mbi kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Ajo që është e çuditshme është fakti se banorëve iu kërkohen kartat e identitetit, a thua se po kalojnë një pikë kufitare.
Banorët shprehen të indinjuar pasi prej disa orësh gjenden në mes të rrugës. ‘’Na ka bllokuar Policia, edhe pse e kishim kartën e identitetit. Ka banorë që as nuk kanë karta fare. Policia na tha se pse nuk keni karta, çfarë jeni eskimezë jeni ju. Nuk na lënë që të shkojmë në shtëpitë ku na ka lindur baba, unë jam shqiptar nuk po shkoj po kaloj kufirin. Na ka zbritur nga mjeti, këtu ka fëmijë dhe gra. Enver Hoxha ka qenë shumë diktator po në shtëpi na ka lënë me shku”, shprehet i irrituar një prej banorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post