02:12 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Epidemia e fruthit, mjeku Kalo jep alarmin: Ka trokitur me kohë në dyert tona

13:50 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtimi i rasteve me fruth, mjeku Tritan Kalo: Shenjat që nuk duhen nënvlerësuar

Mjeku Tritan kalo ka publikuar dy foto të dy të rinjve të infektuar me fruth.

“Dy fotot e mëposhtëme i takojnë vitit 2016 dhe janë dy të rinj shqiptar me Fruth të infektuar në Londër dhe në Berlin…Njëri prej tyre i konfirmuar serologjikisht si në Spitalin Amerikan edhe në ISHP…Në hapsirën kohore mes këtyre dy fotove dhe “zhurmës së tanishme” për Fruthin kanë kaluar rreth dy vjet…”- shkruan mjeku i QSUT-së.

Më tej ai shprehet se në Europë dhe në vendet rreth nesh janë diagnostikuar me qindra dhe me mijra raste me Fruth, por autoritetet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë masë të rëndësishme dhe gjurmëlënëse si informuese po ashtu parandaluese, për këtë sëmundje jo të neglizhueshme.

“Profesionalizëm që len për të dëshiruar….FRUTHI ka kohë që ka trokitur në dyert tona…Dy fotot e mëposhtëme i takojnë vitit 2016 dhe janë dy të rinj shqiptar me Fruth të infektuar në Londër dhe në Berlin…Njëri prej tyre i konfirmuar serologjikisht si në Spitalin Amerikan edhe në ISHP…Në hapsirën kohore mes këtyre dy fotove dhe “zhurmës së tanishme” për Fruthin kanë kaluar rreth dy vjet…

Ndërkohë në Europë dhe në vendet rreth nesh janë diagnostikuar me qindra dhe me mijra raste me Fruth, por AUTORITETET përgjegjëse NUK ndërmorën asnjë masë të rëndësishme dhe gjurmëlënëse si informuese po ashtu parandaluese, për këtë sëmundje jo të neglizhueshme edhe pse “Hanibale ante portam”, POR u mjaftuan me ndonjë dalje televizive dhe aq….Askush deri më sot nuk mundet të na japë shifra reale për situatën e imunizimit të popullatës sonë jo vetëm për Fruthin, sepse studime të tilla ose nuk bëhen ose edhe nëse behën (???), rezultatet e tyre NUK u bëhen të ditura profesionistëve kliniçistë, që meren me sëmundje të tilla për të shprehur mendimet e tyre dhe për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve…

IMPROVIZIMET e shumë-zhurmëshme të minutës së fundit, sjellin vetëm e vetëm zgjidhje afatshkurtëra dhe jo të qëndrueshme, për dukuri të tilla me impakt shumë të rëndësishëm në Shëndetin e Popullatës… NËSE në strukturat tona do të kemi të njejtët individë, të cilët flasin atë që veshët e drejtuesve tanë të çdo Qeverije duan të dëgjojnë, TË MOS HABITEMI aspak se epidemi të Fruthit dhe jo vetëm të tij do të kemi edhe në të ardhmen…BUROKRTATËT e mirëpaguar të OBSH/ËHO e shpallën me bujë vitin 2015 si vitin e zhdukjes së Fruthit në 5 (pesë) rajone të botës, dhe vitin 2030 si vit të çrrënjosjes së tij në të gjithë rruzullin toksor, POR sëmundjet infektive kanë ligjësitë e tyre dhe NUK i binden dëshirave utopike burokratike…

EDHE Presidenti i SHBA-së nuk mundet të ketë më shumë se dy mandate 4 vjeçarë, ndërsa te ne i kemi të “fosilizuar” në strukturat drejtuese të Shëndetësisë Publike, të njejtët individë prej dhjetra e dhjetra vitesh…

Një praktikë e tillë pune sjell vetëm e vetëm atrofizim, ngurtësim idesh dhe praktikash zhvillimore në këtë sektor jetik për vendin tonë…Kam eksperiencën time të përditëshme të hidhur profesionale me individë të tillë, POR edhe eksperiencën në dy epidemitë e mëdha të Kolerës më 1994 dhe të Poliomielitit në 1996 e të tjera pas tyre, ndaj edhe e ngre jo më kot këtë shqetsim …Quo vadis Shqipëria ime!!!”- përfundon Kalo.

(F.M/Faxweb)

Epidemia e fruthit, shpërthen mjeku i njohur i QSUT: Profesionalizëm që lë për të dëshiruar

dr1.jpg

Etiketa: epidemieurpefruthmasatritan kalo
Pas

Berisha nuk i ndal sulmet ndaj Hoxhës: ‘Luan lloto, e kam parë me sytë e mi, flinte te Haklajt’

Para

Emrat e kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese, ish-prokurorët dhe drejtorët më të përfolur

Para
Emrat e kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese, ish-prokurorët dhe drejtorët më të përfolur

Emrat e kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese, ish-prokurorët dhe drejtorët më të përfolur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.